Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reagon bashkëshortja e Feros: Besoj në drejtësi

Bashkëshortja e Feros, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë që kur denoncoi në Polici reperin për “dhunë në familje”.

Ismajli përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo dhe vajza e saj janë mirë, ndërsa ka shtuar se beson në drejtësi.

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar ajo.

Fero u arrestua para tre ditësh. Përveç dhunës fizike, reperi nga Gjilani dyshohet se edhe e ka kërcënuar partneren e tij.

Image