Një person është arrestuar në fshatin Varosh të Ferizajt për dhunë në familje dhe lëndim trupor.
Sipas njoftimit nga Policia, për shkak të një mosmarrëveshjeje një 69-vjeçar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Dhunë në familje dhe lëndim trupor".
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një 46-vjeçar në Ferizaj që dyshohet se sulmoi një grua
-
Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj për dhunë në familje
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Arrestohet 61-vjeçari në Ferizaj pasi rrahu vajzën e tij