Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar të dielën një person të moshës 61-vjeçare në Greme, pasi kishte rrahur vajzën e tij.
Motivet e rrahjes kishin të bënin për një mosmarrëveshje ndërmjet 61-vjeçarit me inicialet A.A. dhe vajzës së tij, e cila si pasojë e rrahjes ka marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë.
Rasti është cilësuar dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet në Ferizaj një person për dhunë në familje, i sekuestrohet arma
-
Vajza rrah nënën e saj në Ferizaj
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes