Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 46-vjeçar në Ferizaj që dyshohet se sulmoi një grua

Një burrë i moshës 46-vjeçare në Ferizaj dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht një grua.

Sipas një komunikate të Policisë, deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, i njëjti me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.