Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në Mitrovicë gjobit pronarët e tetë lokaleve, shkaku i zhurmës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë pronarëve të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike për shkak të zhurmës.

Lokalet kishin lëshuar muzikë me ton të lartë.

“Gjatë ditëve të fundit qytetarët në Mitrovicë janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë në Mitrovicë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton te lartë). Policia ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë (8) pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike. Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike”, thuhet në njoftimin e Policisë të rajonit të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se do të shqiptojë gjoba të tilla edhe në të ardhmen.