20-vjeçari Valtrim Kelmendi, i dyshuar për tri vepra penale, po kërkohet nga Policia në Pejë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari po kërkohet për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, lëndim të lehtë trupor dhe kanosje.
“Ju njoftojmë se dy prej personave të shpallur në kërkim: ISMET (Rexhep) KELMENDI, i lindur më 09.09.2005 në Pejë, PREMTON (Megjid) BERISHA, i lindur më 11.09.2005 në Pejë janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim. Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës mbetet: VALTRIM (Shefqet) KELMENDI, i lindur më 28.02.2005 në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej është bërë thirrje për qytetarët që t’i lajmërojnë autoritetet kompetente për çfarëdo informacioni që mund të kenë për vendndodhjen e të dyshuarit.

-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
-
Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë
-
Policia në kërkim të një 20-vjeçari për plagosjen në Pejë
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Pejë
-
Policia e shpall në kërkim një burrë në Pejë, dyshohet për vrasje në tentativë