Policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare- dasma në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro.
Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanosen dhe pengohen policët në Ferizaj e Suharekë, tre të arrestuar
-
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë