Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nga fshati Dedaj i Prizrenit, pasi ata kishin shkelur masën e vetëizolimit dhe kishin tentuar të kalonin kufirin në pikën kufitare të Bernjakut.
“Gjithashtu policia në Prizren, në aktivitetin e saj, rreth orës 14:50, është informuar nga pika kufitare e Bernjakut se pesë persona nga fshati Dedaj, i Prizrenit, kanë shkelur masën e vetizolimit, duke tentuar që ta kalojnë kufirin. Në lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me persona është kthyer në Prizren, ku në stacion të Policisë së Prizrenit do të zhvillohen procedura ndaj tyre për shkelje të masave sipas Ligjit anti-COVID”, thuhet nga Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen pesë persona pasi nuk qëndruan në vetizolim
-
Policia në veri zë pesë persona duke tentuar të fusin ilegalisht një veturë në Kosovë
-
5 të arrestuar në Ferizaj, shkelën masat anti-COVID dhe penguan zyrtarët policorë
-
Ndalohen katër persona, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit