Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen pesë persona pasi nuk qëndruan në vetizolim

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar masën e vetizolimit.

Sipas njoftimit të njëjtit më 1 shtator pasi kishin hyrë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Brnjak u ishte dhënë urdhër për vetizolim shtatë ditor sipas vendimit të Qeverisë për masat kundër pandemisë.

“Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7) ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së për masat kunder pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal per veprën “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së. Personat e dyshuar janë marrë nga stacioni policor në Prizren për t’u dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës.