Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen katër persona, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, katër persona kanë tentuar ta kalojnë kufirin Kosovë-Serbi dhe Kosovë-Maqedoni e Veriut në mënyrë ilegale.

Lidhur me rastet, të dyshuarit kanë tentuar ta kryejnë këtë vepër penale duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar.

Të dyshuarit që kanë tentuar të futen nga Serbia, janë ndaluar dhe urdhëruar të paraqiten në gjykatë ndërsa dy të tjerët pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.