Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia ndal traktorin me birra e zogj, dyshohet se i kontrabandoi nga Serbia

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në kufi me Serbinë, në rrugët malore të fshatit Korminjan, nën dyshimin se po kontrabandonte mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit J.J. në traktor i janë kapur 70 arka të birrave të ndryshme dhe 2550 zogj të vegjël.

Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga Serbia dhe të jetë futur ilegalisht në Kosovë.

Policia ka thënë se ka intensifikuar kontrollet në rrugët e brezit kufitar pas informatave për lëvizje të dyshimta. Kontrollet janë shtuar edhe në rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

{gallery}