Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 884 birrave në tri raste të ndara në fshatin Pogragjë të Gjilanit gjatë mesditës të së martës. Ato dyshohet se erdhën përmes rrugëve ilegale nga Serbia, duke iu shmangur kontrollit doganor.
Në rastin e parë, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit, Policia ka ndalur për kontroll automjetin Passat me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga i dyshuari S.B., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar). Në veturë ka qenë edhe një pasagjer tjetër.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre. Dyshohet që birrat janë sjell përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, po ashtu në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit, Policia ka ndalur për kontroll automjetin Audi me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari M.S., (viti I lindjes 1993, mashkull serb kosovar).
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, vijon njoftimi i Policisë.
Edhe
Parandalohet kontrabandimi i mbi 1,400 litrave të pijeve të ndryshme në Jarinjë
Në rastin e tretë, në të njëjtin vend, Policia ka ndalur për kontroll automjetin e markës Mercedes, me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari S.D., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar).
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, vijon njoftimi.