Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një person në Muqibabë, tentoi të kontrabandonte pije nga Serbia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar në fshatin Muqibabë, një furgon Renault me targa të Serbisë, që kishte hyrë në Kosovë ilegalisht nëpërmjet rrugëve malore.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari kishte tentuar të ikte dhe braktisi automjetin, por ai u ndalua.

Në furgon janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike.

Janë gjetur 34 arka me birra “Zajeqarsko”, 4 arka “Heineken”, 11 arka “Tuborg”, 7 arka “Pills”, gjithsej 1120 shishe. Si dhe 9 arka me ujë mineral “Bivoda”.

I dyshuari nuk kishte asnjë dokument përcjellës për pijet dhe malli është dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim: birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “Bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.