Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Jarinjë një i dyshuar për kontrabandim me mallëra

Një person është arrestuar në fshati Jarinje të poshtme për kontrabandim të mallrave.

Përmes një komunikate për media nga Policia, të dyshuarit i cili po qarkullonte me një veturë me targa të Serbisë, i janë konfiskuar mallrat për arsye se dyshohet se ka qenë duke i kontrabanduar.

“Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë. Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: Farmerka, këpurdha, djath, ajkë dhe mallra nga tekstili”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar, që sipas Policisëm rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor në Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.