Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia mbyll gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e së hënës ka mbyllur 6 njësi të Bankës Postare Kursimore në veri të vendit. 

“Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Sipas njoftimit ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë dhe se dëri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident. 

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës Bankë Postare Kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, për “60 Minuta” në KTV, ka thënë se tri pika janë në Mitrovicën e Veriut e nga një në Zubin-Potok, Zveçan e Leposaviq. 

Edhe Mbyllen gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore, vepronte ilegalisht në Kosovë LAJMET E MBRËMJES Mbyllen gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore, vepronte ilegalisht në Kosovë

“Dyshohet për çdo veprimtari të mundshme kriminale, nga mosregjistrimi i biznesit, evazioni fiskal e gjëra tjera”, ka thënë Elshani, që ka shtuar se policia gjendet në këto pika me ATK-në dhe se mund të përfshihet më vonë edhe njësiti i krimeve ekonomike. 


Policia me aksion në kursimoret e Postës në disa lokacione në veri

Policia e Kosovës po zhvillon aksion në disa Kursimore të Postës në veri. Raportohet për aksion së paku në një kursimore në Mitrovicë të Veriut e një në Leposaviq. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.

Sipas tij, aksioni është duke u zhvilluar bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi nderhyrë dhe të njëjtat jemi duke i kontrolluar. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani. 


Miell, vezë e gjëra tjera ushqimore, "aksion simbolik" para objektit të kursimore në Mitrovicën e Veriut

Përpara qendrës kryesore të Bankës Kursimore Postare në Mitrovicën e Veriut, kreu i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, me disa të tjerë, kanë bërë një aksion simbolik në shenjë proteste, raporton “Kossev”. 

Edhe Operonin pa licencë, Policia mbyll disa objekte ku vepronte Posta e Serbisë LAJMET E MBRËMJES Operonin pa licencë, Policia mbyll disa objekte ku vepronte Posta e Serbisë

Ata derdhën miell, vezë, krem banane para objektit dhe po ashtu vendosën qese me bukë në automjetin e parkuar të policisë së Kosovës. 

“Ky është një veprim politik, për të tërhequr vëmendjen se qytetarët s’mund t’i përballojnë këto gjëra në periudhën e ardhshme”, ka thënë Arsenijeviq. 

Foto: Kossev