Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për trafikim narkotikësh.
Policia është në kërkim të Elvir Sakut nga Peja, transmeton KOHA.
“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se personi i kërkuar është:
ELVIR (Sahit) SAKU i lindur me 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё.
Edhe
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
I dënuari është i kërkuar për veprёn penale:
“Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
Edhe
Policia në kërkim të 38-vjeçarit nga Peja
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]