Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinot Sylës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinot Sylës, i dyshuar për disa vepra penale.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё- dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Personi i kërkuar është:

LABINOT (Sylё) SYLA i lindur me 10.08.1995 në fshatin Açarevё- Skenderaj.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Vjedhje e rёndё, Lёndim i rёndё trupor, Pengim i personit zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare”.

Edhe Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për narkotikë Kronikë Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për narkotikë

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

Edhe Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinot Zeqajt Kronikë Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinot Zeqajt

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]