Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe gjetjen e një të dyshuari për narkotikë.
Policia ka publikuar një video të personit ku shihet merr dhe fshehë substanca narkotike në një vend të paspecifikuar nga policia.
“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge' nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës kërkoi nga qytetarët që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë policinë.