Policia e Kosovës është në kërkim të një personi që po dyshohet se është përfshirë në një lëndim të lehtë trupor.
Autoritetet publikuan fotografi të të dyshuarit, me qëllim që të identifikohet, derisa iu bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione të lajmërohen.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin policor.
Njoftimin e plotë policor mund ta gjeni këtu.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për lëndim të lehtë trupor
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim dhe sulm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
-
Policia në kërkim të një të dyshuari për vjedhje