Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar të premten se ka arritur ta ndalojë yllin shqiptar të TikTokut, Aleksander Vishaj, i cili shkeli rregullat e komunikacionit duke vozitur jashtë shpejtësisë së lejuar në tunelin e Kalimashit ditë më parë.
Sipas Policisë, Vishaj qarkulloi me shpejtësi prej 305 km/h. Policia, përveç shoqërimit të Vishajt, i ka bllokuar automjetin Lamborghini.
Vishaj është dënuar me 870 euro.
“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip "Lamborghini" me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat”, thuhet në njoftim.
Videoja e Vishajt duke “fluturuar” në Kalimash u bë virale, pasi i shpëtoi aksidentit “për një fije peri”. Ishte në veturë me reperin Cllevio.
-
Ylli shqiptar i TikTokut “fluturon” në Kalimash, shpëton “për një fije peri”
-
Aleks Vishaj, “mbreti i TikTokut” që po sfidon Britaninë e Madhe
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
- Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës
-
Shoqërohet në Polici personazhi i TikTokut, Kozak Braçi