Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përfshirjen nga zjarri të një banese kolektive në Prishtinë në orët e hershme të së shtunës.
Policia, në raportin 24-orësh, ka thënë se deri te zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një klime. Zjarri është shfaqur në korridor të një banese, ndërsa zjarrfikësit e shuan atë. Nuk pati të lënduar.
“Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë / 24.02.2024-04:33. Si pasoj e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja e zjarrit në një korridor të një banese kolektive. Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Matiçan
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person