Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me vrasjen e së dielës në Gjilan. Pos të arrestuarve, ekipet policore kanë sekuestruar një veturë më targa vendore, derisa trupi i ndjerë i 50-vjeçarit që është vrarë me armë zjarri, është dërguar në IML për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.

 

Artikuj të ngjashëm