Policia e Kosovës në veri ka bërë të ditur se ka vërejtur se gjatë natës, në disa rrugë të pjesës veriore të Mitrovicës janë shënuar grafite nga persona të panjohur.
Në njoftimin e lëshuar të premten, policia thotë se në grafite shkruhej “Mos u brengosni këtu jemi – Brigada e Veriut” dhe “Mos u brengosni ju presim”.
“Është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur se gjatë natës janë shkruar grafite nga person-a të panjohur. Në grafite shkruante: ‘Mos u brengoseni këtu jemi’-‘Brigada e Veriut’-‘Mos u brengosuni ju presim’. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia inicion rast për grafitet e reja në veri
-
Në veri shfaqet grafit me një porosi për serbët
-
Policia nis hetim për mbishkrimet “Kosova është Serbi” në veri
-
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës
-
Suspendohen policët që s'reaguan kur persona të panjohur fshinë grafitin në “Car Lazar”