Në Mitrovicën e veriut, të enjten në mëngjes, kur në Bruksel zhvillohet dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shfaq grafiti me porosinë “Mos u shqetëso! Ne jemi këtu! Ne po presim!".
Grafiti është nënshkruar nga "Brigada e Veriut", me një logo në të cilën mund të shihet edhe një kryq me katër 'S', që është simboli kombëtar serb, i cili gjendet edhe në flamurin e Serbisë.
Policia e Kosovës në Mitrovicën e veriut nuk kishte asnjë informacion për grafitin, apo se kush qëndron prapa tij.
Një muaj më parë, grafitë ishin shkruar nëpër rrugët në veri që thoshin “S’ka dorëzim – mbetet KM” referuar targave pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e regjistrimit të tabelave të reja të automjeteve, RKS./ REL
{gallery}
-
Policia jep detaje për grafitet e shkruara në veri
-
Në veri shfaqen grafite provokuese, “S’ka dorëzim!”, “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu”
-
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës
-
Postera të rinj në veri
-
Protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, kërkohet lirimi i katër serbëve