Policia e Kosovës ka iniciuar rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Mitrovicën e Veriut.
Dikush ka raportuar se në murin e muzeut ka parë grafitë me simbolin nacionalist të serbëve, “C”.
I njëjti simbol ka qenë edhe në brendi të objektit.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Grafite me simbolin serb në lagjen me shqiptarë në veri
-
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri
-
Policia nis hetim për mbishkrimet “Kosova është Serbi” në veri
-
Digjet flamuri i Serbisë në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohen 5 të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për vendosje të stikerave me përmbajtje nacionaliste