Policia ka njoftuar për aksionin e djeshëm, ku është arrestuar një zyrtar i ATK-së në Gjilan, ndërsa një tjetër është shoqëruar në Polici dhe është liruar më pas me procedurë të rregullt.
Në këtë aksion të Policisë shënjestër kanë qenë dy zyrtarë të ATK-së.
Policia ka njoftuar se ata dyshohen për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
“Njësitetet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion – Prishtinë, pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, më 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë – zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar’. Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona. Një i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në Raportin e Policisë.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një zyrtar i ATK-së, dyshohet për keqpërdorim detyre
-
Arrestohen një zyrtar i Komunës së Gjilanit dhe një fermer për keqpërdorim të subvencioneve
-
6 të arrestuar nga aksioni për keqpërdorim detyre e ryshfet, sekuestrohen vetura, ora e telefona
-
Prokuroria dhe Policia me aksion në ARBK, dyshime për keqpërdorim të detyrës