Policët e rajonit të Gjilanit kanë gjetur armë dhe municion në dy raste.
Në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar 50 copë fishekë të kalibrit 9 mm., dhe gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. 21-vjeç, është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki e kalibrit 9 mm. e cila po ashtu është konfiskuar.
Në rastin e dytë Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.M., 24 vjeç, është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një karikator i zbrazët.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, njoftoi PK.