Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi në fshatin Radosevika të Zubin-Potokut kanë konfiskuar një armë, fishekë e disa pajisje të tjera ushtarake.
“Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka hasur në një armë zjarri AK-47, dy karikator (njëri i mbushur me 27 fishekë), dy fishekë të gjuetisë dhe disa pajisje tjera ushtarake”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu ka edhe një shtëpi në Zubin-Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje.
Aty sipas Policisë janë gjetur një armë e gjatë AK-47 si dhe katër karikator me 120 fishekë.
Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri