Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia gjen 16 valltare pa dokumentacion në disa biznese të gastronomisë në Prizren

Në një aksion në Prizren në realizimin e masave anti-COVID, Policia e Kosovës ka gjetur 16 valltare pa dokumentacion të rregullt në disa lokale të gastronomisë në Prizren.

Siç është bërë e ditur në një njoftim të Policisë, të premten janë shqiptuar 68 tiketa për personat që s’kishin respektuar masat anti-COVID dhe katër fletëparaqitje për bizneset e gastronomisë që s’e respektonin orarin.

Aksioni është zhvilluar në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë.

“Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 puntore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt. Për këtë policia ka sekuestruar dokumentat dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftim.