Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar disa aktivitete nga data 26 tetor deri më 30 tetor, si pjesë e kampanjës “Mos hesht – ndal trafikimin e njerëzve”.
Nga Policia e Kosovës gjatë zbatimit të këtij aksioni në disa regjione, është bërë identifikimi i personave të përfshirë: 16 lëmoshëkërkues të rritur (10 shtetas kosovarë e gjashtë shqiptarë) dhe 35 fëmijë lëmoshëkërkues (28 shtetas kosovarë e shtatë shtetas shqiptarë).
Po ashtu janë identifikuar dhjetë persona të dyshuar në këto raste, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal si dhe janë iniciuar nëntë raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”, sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës.
“Po ashtu në vazhdën e procedurave për trajtimin e rasteve të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues, në prani të punëtorëve të QPS-së, u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve, ku të njëjtit kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të tilla, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë shoqërinë”, njofton Policia e Kosovës.
-
Identifikohen 33 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë
-
Identifikohen 18 fëmijë lëmoshëkërkues, iniciohen raste ndaj 23 prindërve
-
Për dy javë, identifikohen 76 lëmoshëkërkues
-
Identifikohen 66 lëmoshëkërkues në të gjithë Kosovën për katër ditë, 24 nga Shqipëria
-
Identifikohen 44 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, tetë janë nga Shqipëria