Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë 33 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, në fund të muajit tetor.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, 21 nga këta fëmijë janë shtetas të Kosovës, ndërkaq 12 shtetas të Shqipërisë.
Po ashtu është bërë e ditur se janë identifikuar edhe 27 lëmoshëkërkues të rritur, prej të cilëve 16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë.
“Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz. Policia ka iniciuar 18 raste penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
-
Për dy javë, identifikohen 76 lëmoshëkërkues
-
Identifikohen 66 lëmoshëkërkues në të gjithë Kosovën për katër ditë, 24 nga Shqipëria
-
Identifikohen 44 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, tetë janë nga Shqipëria
-
Identifikohen 18 fëmijë lëmoshëkërkues, iniciohen raste ndaj 23 prindërve
-
Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë