Policia e Kosovës ka zbatuar operacionin “identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit” nga data 20 deri më 24 mars, ku ka rezultuar në identifikimin e 66 lëmoshëkërkuesve në të gjithë vendin, prej tyre 24 nga Shqipëria.
Në një njoftim për meida, Policia ka njoftuar se janë identifikuar 32 fëmijë lëmoshëkërkues (25 nga Kosova dhe 7 nga Shqipëria) dhe 34 lëmoshëkërkues të rritur (17 nga Kosova dhe 17 nga Shqipëria).
Gjatë operacionit, siç ka njoftuar Policia, është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.
Gjithashtu, janë identifikuar 25 të dyshuar për veprën penale “trafikim me qenie njerëzore” dhe 21 të tjerë të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”:
“Të gjithë fëmijët lëmoshëkërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre. Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Për dy javë, identifikohen 76 lëmoshëkërkues
-
Identifikohen 33 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë
-
Identifikohen 44 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, tetë janë nga Shqipëria
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz