Policia shqiptare ka arrestuar dy persona gjatë ditëve të fundit, të cilët dyshohet se pritën në aeroportin e Rinasit dhe strehuan në shtëpinë e tyre turkun më të kërkuar aktualisht në botë, pronarin e këmbimores së kriptovalutave “Thodex”, Faruk Fatih Özer.
Özer u arratis nga Turqia më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë, raporton abcnews.al.
Mediat turke raportojnë se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri duke kryer aty kontrolle, ndërsa u arrestuan edhe dy persona me shtetësi shqiptare.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për 2 miliardë dollarë të investuar, të cilat Faruk Fatih Özer i përvetësoi pas arratisë.
Autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo arrestimet e kryera për llogari të turqve.
-
Gjendet i vdekur në burg “bosi” i kriptomonedhave që u arrestua në Shqipëri
-
U arrestua në Shqipëri, “bosi i kriptomonedhave” dënohet me mbi 11 mijë vjet burgim në Turqi
-
Shqipëria ekstradon në Turqi turkun e kërkuar për mashtrim me kriptovaluta
-
Arrestohet në Shqipëri biznesmeni turk i kriptomonedhave
-
Turqia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e Faruk Fatih Ozer, të akuzuar për mashtrime me kriptovaluta