Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, vëllai dhe motra e tij janë dënuar me 11.196 vjet burgim secili për mashtrim të investitorëve me miliona dollarë, shkruan BBC.
Faruk Fatih Ozer, 29 vjeç, u arratis në Shqipëri në vitin 2021 me asetet e investitorëve pasi këmbimorja e tij për kriptovaluta, Thodex, falimentoi papritmas.
Ai u ekstradua në Turqi në qershor të këtij viti, pasi u arrestua nga autoritetet shqiptare vitin e kaluar dhe u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.
Ozer i tha gjykatës se “nuk do të kishte vepruar në kaq mënyrë amatore” nëse qëllimi i tij ishte kriminal, raportoi media shtetërore.
Gjyqi i shkurtër në Stamboll i shpalli gjithashtu fajtorë motrën Serap dhe vëllain Guven për të njëjtat akuza.
Dënime të tilla të jashtëzakonshme me burg janë të zakonshme në Turqi që nga heqja e dënimit me vdekje më 2004 për të ndihmuar përpjekjet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Prokurorët kishin kërkuar që Ozer të dënohej me 40.562 vjet burg.
Edhe
Gjendet i vdekur në burg “bosi” i kriptomonedhave që u arrestua në Shqipëri
Turqit filluan të përdorin kriptomonedhat pas rënies drastike të lirës.
Thodex, i themeluar në vitin 2017, ishte një nga këmbimoret më të mëdha të vendit për monedhat virtuale.
Ozer, sipas mediave turke, u arratis me pasuri 2 miliardë dollarë.
-
Shqipëria ekstradon në Turqi turkun e kërkuar për mashtrim me kriptovaluta
-
Shtetasi kosovar pranon fajësinë për drejtimin e një tregu të krimit kibernetik
-
Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mashtrimit me kriptovaluta
-
Ish-magnati i kriptovalutave dënohet me 15 vjet burgim për mashtrim 40 miliardë dollarësh