Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se të premten kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për t’u futur në një fabrikë në Zubin-Potok.
Sipas Elshanit AKP-ja pretendon se ka një pronë aty dhe ka dashur që t'i verifikojë pajisjet që gjenden në të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se asistimi që Policia u bën institucioneve të ndryshme në veri nuk është i jashtëzakonshëm.
“Unë mund ta them se normaliteti është duke u kthyer, si u përket institucioneve apo agjencive të ndryshme të Republikës së Kosovës në veri. Ne sot kemi asistuar AKP-në, por ka pasur raste kur kemi asistuar ATK-ën e Inspektoratin komunal, Federatën e Peshkatarëve kur kanë kërkuar asistencën tonë në ‘Ujman’, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, ka theksuar Elshani.
Ai ka thënë se kjo është hera e dytë që kanë asistuar AKP-në në atë fabrikë.
“Ne kemi pranuar një kërkesë nga AKP-ja, para disa ditëve dhe sot kemi ofruar asistencën tonë, do të thotë kanë qenë njësitë e veriut që kanë asistuar në atë vend. Sipas AKP-së ata kanë pronë aty dhe kanë shkuar që të verifikojnë disa pajisje aty. Është hera e dytë që në kemi asistuar AKP-në në atë vend, sepse herën e para ka qenë e mbyllur dhe sot kanë kërkuar që të hapet me forcë, ajo është hapur është duke u verifikuar nga ana e AKP-së”, ka theksuar Elshani.
KOHA ka kërkuar një përgjigje edhe nga AKP-ja lidhur me këtë aksion dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.