Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit për verifikimin e pronave në veri, me ç’rast janë mbyllur tri pompa derivatesh. Njëra është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, njëra në Zubin-Potok e tjetra në afër Liqenit së Ujmanit ka konfirmuar KOHËN zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se AKP-ja ka qenë në prezencë të inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe të ATK-së.
“Sot Policia e Kosovës ka asistuar AKP-në në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyllur. AKP-ja ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK-së. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, ka thënë Elshani.
-
Mbyllen edhe dy pompa të derivateve në veri
-
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut
-
Kush qëndron pas pompave të mbyllura në veri të Kosovës?
-
Shteti mbyll tri pompa të karburanteve në veri, vepronin pa licencë
-
Sveçla për mbylljen e pompave të derivateve në veri: ‘Damari’ i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë