Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut

Pllaka e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut

Foto: Driton Paçarada

Në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së veriut është duke u vendosur një pllakë e departamentit të patentë shoferëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.  

KOHA ka siguruar pamje nga momenti i këtij veprimi, ku të pranishëm kanë qenë edhe Policia e Kosovës.

Të premten është zhvilluar aksion policor për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri.

Ky aksion është dënuar nga faktori ndërkombëtar si tjetër veprim i pakoordinuar i Qeverisë, që rrezikon t’i përshkallëzojë panevojshëm tensionet dhe ta minojë reputacionin e Kosovës si partnere të besueshme. 

Në aksionin e së premtes u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar.

Edhe Pesë serbë ftohen për intervistim pas mbylljes së komunave paralele Arbëri Pesë serbë ftohen për intervistim pas mbylljes së komunave paralele

Këto struktura kanë operuar në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999. Ato nuk kanë pushuar aktivitetin as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008 e as pas marrëveshjes për shuarjen e tyre të arritur në prillin e vitit 2013 në kuadër të dialogut.  

Kryesisht në krye të këtyre organeve serbe, kanë qenë njerëzit e njëjtë që kanë drejtuar komunat e dala nga zgjedhjet e Kosovës.