Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston një person për kontrabandim me gjedhe

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Policia ka pranuar informacion se një furgon dyshohej se ishte ngarkuar me mallra të kontrabanduara dhe po lëvizte nga fshati Zllakuqan i Epërm - Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq - Gjilan.

Ajo ka identifikuar furgonin me të dyshuarin, recidivist i kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të realizuar në mjetin e tij janë gjetur të ngarkuara 3 krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara.

“Lidhur me rastin është kontaktuar edhe njësiti i AVUK-ut të cilët kanë kostatuar se matrikulat janë të dyshuara. Me urdhër të prokurorit gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.