Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacion policor në Podujevë 7380 monedha metalike dyeuroshe që dyshohet se janë të falsifikuara. Siç ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, punonjësja ka thënë se paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00 - Ankuesja femër kosovare - zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankueses, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Zyrtari i një banke raporton se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false
-
Tentoi të shiste 5,000 monedha dyeuroshe false, arrestohet