Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Podujevasi rrihet nga dy persona, përfundon në QKUK

rrahje

Pas një mosmarrëveshje, një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën.

Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK.

“Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.