Dy gra janë arrestuar në Podujevë pasi kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër. Rasti ka ndodhur të martën.
Sipas raportit të Policisë, deri te sulmi mësohet të kenë ardhur pas një mosmarrëveshjeje.
Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.