Kronikë

Plagoset një e mitur në Gjakovë pas gjuajtjeve me armë

Policia

Një rast i vrasjes së rëndë në tentativë është raportuar të shtunën mbrëma në Gjakovë, derisa e plagosur ka mbetur një e mitur, kalimtare rasti.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave. Si pasojë e të shtënave, një kalimtare rasti e mitur, është goditur nga një predhë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.