Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë vjet burgim për të akuzuarin për tentim grabitjeje në një pompë karburanti në Komoran

I akuzuari B.M., për veprën penale “Grabitje në tentativë”, është dënuar të martën me pesë vjet burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“I akuzuari B.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023” thuhet në njoftim.

I akuzuari bashkë me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin një pikë të furnizimit me derivate në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.