Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Mleçan të Malishevës të premten në mbrëmje.
Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një autobus dhe tri vetura.
“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.