Një incident është raportuar të mërkurën paradite në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku pas një përleshjeje mes dy personave në një lokal, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhej fjalë për një përleshje mes dy personave në një lokal. Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentim vrasje në Strellc, shtien me armë drejt një personi
-
Një polic goditet nga një veturë në Bërnjak
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
11 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prilep të Deçanit