Një grua dhe vajza e saj kanë pësuar lëndime pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri e ato kanë kërcyer nga dritarja.
Ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin në shtëpinë në Ferizaj.
Gruaja dhe vajza po trajtohen në QKUK.
“Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Shpërthen zjarri në një banesë në Ferizaj
-
10 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën kolektive në Ferizaj
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë