Një banesë është përfshirë nga zjarri të martën në Ferizaj.
Zjarri ka shpërthyer në rrugën “12 Qershori”, por ende s’dihen shkaktarët.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, e në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës "12 Qershori" në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Edhe njësia e hetimeve është në vendin e ngjarjes.
-
10 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën kolektive në Ferizaj
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Përfshihet nga zjarri një depo në Ferizaj, zjarrfikës nga disa komuna asistojnë në lokalizim
-
Përfshihet nga zjarri një banesë te Rruga B
-
Policia apelon për kujdes nga zjarret, paralajmëron ndjeke penale për zjarrvënësit