Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Ferizaj

Një fabrikë e përpunimit të filtrave është përfshirë nga zjarri të shtunën në Ferizaj.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ankuesi ka raportuar dëme të mëdha si pasojë e zjarrit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika e përpunimit të filtrave. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e është e madhe. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.