Kronikë

Digjet fabrika e stiroporit në Ferizaj, 40 mijë euro dëme materiale

Një fabrikë e stiroporit në Ferizaj është përfshirë nga zjarri në orët e para të së dielës.

Policia ka njoftuar të hënën se nga flakët nuk është lënduar asnjë person, ndërsa vlera e dëmit material është rreth 40 mijë euro.

Rastin në polici është raportuar nga pronari i fabrikës.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.