Është përfshirë nga zjarri një fabrikë e stiroporit në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për KOHËN se kanë pranuar informacione për zjarrin rreth orës 00:34, ndërsa kanë dalë në vend të ngjarjes zjarrfikësit.
Nuk raportohet për lëndime.
“Sot në orën 00:34, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimin e stiroporit ‘AL FOR’. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast. Nuk është raportuar se ka lëndime”, ka thënë Veseli.
-
Digjet një fabrikë në Ferizaj
-
Digjet fabrika e stiroporit në Ferizaj, 40 mijë euro dëme materiale
-
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Ferizaj
-
Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro
-
Përfshihet nga zjarri një depo në Ferizaj, zjarrfikës nga disa komuna asistojnë në lokalizim